Betohen oficerët e rinj

Shkup, 31 korrik – Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot, në promovimin e klasës së 26-të të studentëve/kadetëve në gradën e nëntogerit dhe dëgjuesve të kursit për oficerë në gradën e togerit në Akadmeinë ushtarake “Gjenerali Mihaillo Apostollski” në kazermën “Goce Dellçev”, porositi se gjenerata e re e oficerëve paraqet investim në të ardhmen e Armatës së Maqedonisë së Veriut, por edhe në sigurinë e vendit.

 

Në solemnitetin u promovuan gjithsej 36 kadetë nga Akademia ushtarake “Gjenerali Mihaillo Apostollski”, një kadet nga Akademia ushtarake prestigjioze “Uest Point”, si dhe 16 dëgjues të kursit të gjashtë për oficerë, të cilët i morën gradat nëntoger dhe toger.

Ministri u shprehi respekt oficerëve të rinj, por edhe fmailjeve të tyre dhe kuadrit të Akademisë ushtarake, të cilët, siç theksoi, në vitet e kaluara ishin mbështetje e fuqishme e tyre. Misajllovski theksoi se gjatë arsimit katërvjeçar kadetët ndërtuan besim të ndërsjelltë, respekt dhe miqësi, vlera të cilat, sipas tij, do t’i ndjekin gjatë tërë karrierës së tyre profesionale.

 

Me promovimin, ai theksoi se togerët dhe nëntogerët bëhen oficerë, liderë dhe bartës së besimit të shtetit.

 

Sipas tij, Armata e fuqishme nuk del vetëm nga armatimi bashkëkohor, por para së gjithash nga njerëzit, nderi i tyre, profesionizmi, lojaliteti dhe gatishmëria për ta përmbushur detyrën ndaj atdheut. Foli ede për rolin historik të të rinjve, duke e cekur shembullin me Kryengritjen e Ilindenit të vitit 1903, kur, siç tha, një pjesë e madhe e pjesëmarrësve ishin të rinj të cilët besonin në të ardhmen.

Ai theksoi se kërcënimet bashkëkohore nuk njohin kufij dhe kërkojnë përgjigje të përbashkët, partneritet dhe besim, ndërsa anëtarësimi në NATO, sipas tij, paraqet më shumë se garancë sigurie.

 

Para oficerëve të rinj, shtoi, hapen mundësi për zhvillim profesional dhe përsosje në shkollat ushtarake prestigjioze në vendet aleate, duke i falënderuar familjet e oficerëve të rinj, si dhe profesorët dhe instruktorët e Akademisë ushzarake.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që...

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë...

Artikuj të ngjashëm