Qyteti i Shkupit shpalli Thirrje Publike për subvencionimin e zejtarëve deficitare, veprimtaritë e të cilëve shënojnë ulje të vazhdueshme.
Kryetari i Bashkisë Orçe Gjorgjievski theksoi se me këtë masë japin mbështetje konkrete njerëzve që me punën, dijen dhe përkushtimin e tyre ruajnë autentikën e Shkupit.
Grand Kozmetik
Të drejtën e pjesëmarrjes e kanë:
• Zejtarë me vendbanim në territorin e qytetit të Shkupit, nga komunat Aerodrom, Gazi Baba, Butel, Çair, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisela Voda, Saraj, Qendër dhe Shuto Orizari, të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara në Thirrjen Publike dhe kanë dorëzuar tërë dokumentacionin e nevojshëm;
• Zejtarë që në vitin aktual nuk kanë përdorur mjete financiare nga Qyteti i Shkupit;
• Zejtarë të regjistruar sipas Ligjit për zejtari dhe persona që zotërojnë leje zejtarie dhe ushtrojnë veprimtari zejtarie të cilat, sipas të dhënave të përpunuara, shënojnë ulje të vazhdueshme të aktivitetit.
„Zejtaritë janë pjesë e pandashme e traditës, kulturës dhe identitetit. Nëpër shekuj, duart e vlefshme të zejtarëve tanë kanë krijuar produkte me shpirt, kanë përcjellë dijen e tyre nga brezi në brez dhe kanë lënë gjurmë të qëndrueshme në zhvillimin e qyteteve dhe çarshive tona. Ata janë ruajtës të një të kaluare të pasur, por edhe pjesë e rëndësishme e së ardhmes sonë ekonomike. Prandaj, detyra jonë e përbashkët është t’i mbështesim, t’i ndihmojmë të mbijetojnë dhe të krijojmë kushte që aftësitë e tyre të vazhdojnë të jetojnë edhe te gjeneratat e ardhshme“, thotë Gjorgjievski.
Të gjitha detajet janë të disponueshme në linkun e mëposhtëm: https://skopje.gov.mk/media/12149/јавен-повик-субвенции-на-занаети.pdf

