Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe erë të lehtë deri në mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 11 deri në 21 gradë, ndërsa të ditës do të arrijnë nga 31 deri në 38 gradë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Shkup do të mbisundojë mot me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë të ndryshueshme. Temperatura minimale do të arrijë rreth 18 gradë, ndërsa maksimalja 35 gradë.
Sipas DPHM-së, nën ndikim të valës së nxehtë në ditët në vijim do të vazhdojë periudha e motit me diell dhe shumë të nxehtë. Temperatura më të larta priten në dekadën e parë të gushtit, kur në pjesë të veçanta të vendit temperatura e ditës lokalisht do të arrijë edhe deri në 40 gradë.

