63 vjet nga tërmeti shkatërrues në Shkup

Më 26 korrik 1963, në ora 05:17, Shkupi u godit nga një tërmet shkatërrues me magnitudë 6.1 sipas shkallës Rihter. Si pasojë, humbën jetën 1.070 persona, rreth 3.000 u plagosën, ndërsa mbi 200.000 qytetarë mbetën pa strehë pasi mijëra objekte u shkatërruan.

 

Tragjedia ngjalli një valë të madhe solidariteti ndërkombëtar. Dhjetëra shtete dërguan ndihma për rindërtimin e qytetit, ndërsa edhe Kombet e Bashkuara u angazhuan në mbështetjen e Shkupit.

 

Më 14 tetor 1963, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi njëzëri një rezolutë për ndihmë në rindërtimin e qytetit, duke e shndërruar Shkupin në simbol të solidaritetit botëror. Ajo ditë mbeti në historinë e OKB-së si “Dita e Shkupit”.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që...

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë...

Artikuj të ngjashëm