Fundjava përvëluese, termometri do të prek 39-40 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluara të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga një drejtim i ndryshueshëm.

 

Grand Kozmetik

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 33 deri në 39 gradë, njoftoi Administrata Hidrometeorologjike.

 

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Temperatura minimale do të bjerë në 20, ndërsa maksimale do të arrijë 38 gradë.

 

Në dy ditët e ardhshme, moti me diell dhe shumë i ngrohtë do të mbetet me vranësira të lehta deri në mesatare gjatë ditës. Temperatura e ditës lokalisht do të arrijë 40 gradë. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluara të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave.

 

Të martën pritet mot i paqëndrueshëm në disa vende me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Të mërkurën do të fryjë erë e fortë veriore, dhe temperaturat do të ulen me disa gradë, njofton Departamenti Meteorologjik.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që...

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë...

Artikuj të ngjashëm