Nëntë persona arrestohen brenda një dite, në aksionet anti-drogë në mbarë vendin

Nëntë persona janë privuar nga liria në aksione të ndara policore në Shkup, Makedonska Kamenicë dhe në rajonin e Vinicës, pasi gjatë kontrolleve tek ata është gjetur drogë, raporton Pa Censurë.

 

Grand Kozmetik

Më 10.07.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, pjesëtarët e SPB Shkup kanë arrestuar A.I. (22), D.S. (24) dhe D.I. (26), të gjithë nga Shkupi, si dhe P.S. (20) dhe L.D. (19), të dy nga fshati Volkovo i Shkupit, ndërsa është arrestuar edhe M.B. (30) nga Norvegjia.

Gjatë kontrolleve tek personat e arrestuar janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe materie pluhur.

 

Në një rast tjetër, më 09.07.2026 rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Prepis” pranë digës “Kalimanci”, policia nga Njësia Policore e Makedonska Kamenicës ka arrestuar A.I. (23) nga fshati Sasa, komuna Makedonska Kamenicë.

Sipas policisë, gjatë tentimit për identifikim, personi është përpjekur të largohet duke hedhur një materie të bardhë pluhur.

 

Po atë natë, rreth orës 23:55, në hyrje të fshatit Istibanjë të Vinicës, policët nga Njësitë e Punëve të Brendshme në Koçan, Dellçevë dhe Makedonska Kamenicë kanë arrestuar J.J. (25) dhe A.L. (41), të dy nga Koçani.

 

Gjatë kontrollit të automjetit “Subaru” me targa të Koçanit, të drejtuar nga J.J., ku ndodhej edhe A.L., është gjetur dhe konfiskuar materie e bardhë pluhur.

Nga policia njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të përgatiten kallëzimet përkatëse.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që...

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë...

Artikuj të ngjashëm