Kujdes, makinat me radarë po masin shpejtësinë në autostradat e Maqedonisë!

Shoferët që tranzitojnë nëpër Maqedoninë e Veriut, pra shtetas të huaj, do të përfshihen në sistemin e kamerave “Qyteti i Sigurt” (Safe City), por derisa të përfundojë përmirësimi i plotë i sistemit, dënimet nuk do t’u arrijnë në shtëpi.

 

Deri atëherë, të gjithë ata që ngasin shpejt nëpër autostradat e vendit me automjete me targa të huaja, do të ndëshkohen vetëm nga zyrtarët policorë me makina civile të pajisura me radarë (të njohur si “përgjuesit”), të cilët sipas MPB-së janë vazhdimisht prezentë në Korridorin 8 dhe 10, përcjell INA.

 

“Në lidhje me automjetet për të cilat pyetni, të ashtuquajturit ‘përgjues’, ju njoftojmë se të njëjtit janë vazhdimisht prezentë në korridoret 8 dhe 10 me qëllim të sanksionimit të shoferëve që shkelin rregullat dhe rregulloret e trafikut,” thonë nga MPB.

 

Më parë, Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, u bëri thirrje të gjithë atyre që tranzitojnë nëpër Korridorin 8 dhe 10 se kamerat e “Qytetit të Sigurt” janë funksionale, punojnë dhe regjistrojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit.

 

Toshkovski deklaroi se pas qytetarëve të vendit, së shpejti edhe shtetasit e huaj dhe mërgimtarët që kalojnë tranzit do të marrin gjoba për shkeljet e bëra. Ai bëri thirrje për respektim të rregullave, duke theksuar se çdo jetë e shpëtuar është një gjest i madh. (INA)

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që...

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë...

Artikuj të ngjashëm