Pas tetë viteve një familje ia kthen shtëpinë Halil Kastratit: Falë Zotit jeta jonë tani ka ndryshuar!

Ia dhuroi shtëpinë për bamirësi, pas 8 vitesh familja ia kthen përsëri

 

Një familje që kishte përfituar një banesë nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, e udhëhequr nga humanisti Halil Kastrati, ka vendosur ta kthejë atë pas tetë vitesh, në mënyrë që të strehohet një familje tjetër në nevojë.

 

Familja, e cila prej disa vitesh jeton dhe punon në Gjermani, kontaktoi shoqatën për t’i njoftuar për vendimin e tyre.

 

“Falë Zotit, jeta jonë ka ndryshuar. Sot kemi vendosur që banesën që na e dhuruat para 8 vitesh ta kthejmë përsëri tek ju, që edhe një familje tjetër ta gëzojë, ashtu siç e gëzuam ne. Ne e dimë çfarë do të thotë të jesh pa strehë, prandaj duam që dikush tjetër ta përjetojë atë lumturi”, ishte mesazhi i familjes.

 

” ”

Nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” thanë se ky moment ishte tepër emocionues, duke theksuar se nuk u kthye vetëm një shtëpi, por edhe besimi se mirësia vazhdon të jetojë dhe të përcillet nga një familje te tjetra.

 

Sipas tyre, ky veprim dëshmon se një vepër e mirë mund të ndryshojë jetën e dikujt, ndërsa më pas ai që dikur mori ndihmë, bëhet arsye që një familje tjetër të gjejë strehë dhe shpresë.

 

Ky gjest po vlerësohet si një shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit dhe mirënjohjes, duke rikthyer në qendër të vëmendjes fuqinë e bamirësisë dhe ndikimin që ajo mund të ketë në jetët e njerëzve.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Po e tall që nga mbrëmë, Mozzik i përgjigjet Noizyt

Këngëtari i njohur Mozzik, i shoqëruar nga avokati i...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Artikuj të ngjashëm