Nga 1 korriku do të ndalohet lëvizja pa leje në pyjet e Maqedonisë

Kryeministri Hristijan Mickoski, deklaroi se Qeveria ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e zjarreve gjatë këtij sezoni. Sipas tij, të tre avionët për shuarjen e zjarreve janë servisuar në kohë, ndërsa janë rregulluar edhe mjetet ushtarake që janë përshtatur për intervenime në raste zjarresh.

Gjithashtu nga 1 korriku do të vendoset ndalim i lëvizjes në pyje pa leje përkatëse.

“Qeveria ka miratuar një vendim për ndalimin e lëvizjes në pyje nga 1 korriku. Komunat kanë marrë udhëzime përmes BNjVL-së, që të kontrollohen të gjitha subjektet kolektive, deponitë dhe vendet e tjera potencialisht të rrezikshme nëse i plotësojnë kushtet e nëse jo, të sanksionohen menjëherë. Si Qeveri i kemi ndërmarrë të gjitha masat, por fakt është se sezoni është i tillë siç është…”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

 

Mickoski theksoi se institucionet janë të organizuara dhe në koordinim me komunat për kontrollin e zonave me rrezik. Autoritetet apelojnë deri te qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qëndrimit në natyrë, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë që mund të pmjedisin. rezik për pyjet dhe mjedisin.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Po e tall që nga mbrëmë, Mozzik i përgjigjet Noizyt

Këngëtari i njohur Mozzik, i shoqëruar nga avokati i...

Artikuj të ngjashëm