Nis matura shtetërore, mbi 14,500 nxënës sot në testim

Shkup, 6 qershor – Mbi 14.500 maturantë në Maqedoninë e Veriut sot i nënshtrohen provimit të parë ekstern të maturës shtetërore, profesionale dhe artistike. Sipas Qendrës Shtetërore të Provimeve, gjithsej 14.587 nxënës janë regjistruar për maturë, prej të cilëve 12.184 për maturën shtetërore, 2.276 për maturën profesionale dhe 127 për maturën artistike.

 

Shumica e kandidatëve do të testohen në gjuhë të huaj, kryesisht në anglisht, ndërsa një pjesë do të japin provimin e matematikës ose historisë, varësisht nga lloji i maturës.

 

Provimi i detyrueshëm ekstern nga gjuha amtare dhe letërsia do të mbahet më 11 qershor për kandidatët e maturës shtetërore dhe më 12 qershor për ata të maturës profesionale dhe artistike.

 

Për zhvillimin e procesit do të angazhohen rreth 2.500 testues dhe 200 vëzhgues. Gjatë provimeve ndalohet përdorimi i telefonave mobilë dhe pajisjeve të tjera elektronike.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm