
Ekipet e NPK Saraj kanë realizuar punime për vendosjen e sinjalizimit horizontal në rrugën “Dardania”, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Punimet përfshijnë shënjimin e vijave rrugore dhe elementeve të tjera të nevojshme të sinjalizimit horizontal, duke kontribuar në orientim më të mirë të pjesëmarrësve në trafik dhe lëvizje më të sigurt për qytetarët.

Nga komuna e Sarajit bëjnë të ditur se aktivitetet për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit rrugor do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, në përputhje me planin e punës dhe nevojat e komunitetit.

