​”Credi Yes” i hiqet licenca, mbyllen 40 filiale në Maqedoni të Veriut

​SHKUP, 2026 – “Credi Yes” еshtë shoqëria financiare për kredi të shpejta së cilës Ministria e Financave ia ka hequr licencën e punës për shkak të parregullsive në veprimtari, shkruan portali ekonomik “Faktor”.

​Kjo shoqëri financiare, e cila mbështetet nga pronarë bullgarë, po mbyll rreth 40 filialet e saj në mbarë vendin, ndërsa rreth 120 punonjës kanë marrë njoftimin se puna është ndërprerë. E vetmja veprimtari që “Credi Yes” do të ketë të drejtë të ushtrojë në të ardhmen është arkëtimi i pretendimeve (borxheve) të mbetura nga klientët.

​”Credi Yes” filloi aktivitetin e saj në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019. Gjatë vitit të kaluar, nga rreth 4 milionë euro të hyra (të ardhura), kompania kishte realizuar një fitim prej rreth 1.15 milionë eurosh.

​Ministria e Financave pati njoftuar më herët se i është hequr leja e punës një prej shoqërive financiare më të mëdha në treg, pasi gjatë një mbikëqyrjeje të jashtëzakonshme – të kryer pas denoncimit nga një qytetar – u konstatuan shkelje serioze të detyrimeve ligjore. Megjithatë, ministria nuk ka dhënë detaje specifike se për çfarë lloj shkeljesh ligjore bëhet fjalë saktësisht.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Po e tall që nga mbrëmë, Mozzik i përgjigjet Noizyt

Këngëtari i njohur Mozzik, i shoqëruar nga avokati i...

Artikuj të ngjashëm