Nëse sot do të zhvilloheshin zgjedhjet, partia VLEN do të fitonte 34.5% të votave në bllokun politik shqiptar, ndërsa BDI do të mbante 30.9%, sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim STRATUM RID.
Sondazhi u zhvillua me 1200 të anketuar, përmes intervistave të drejtpërdrejta dhe reflekton një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike në komunitetin shqiptar.
Anketa është realizuar gjatë periudhës 27 prill deri më 10 maj 2026.

