Dyshohet se ka dëmtuar buxheti mbi 11 milionë denarë, padi ndaj Isen Shabanit

Drejtoria e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar kundër personit I.Sh., në cilësinë e kryetarit të Komunës së Vrapçishtit, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare”, sipas nenit 353 paragrafi 3 lidhur met paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Sipas kallëzimit, I.Sh., gjatë vitit 2025, ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tij zyrtare dhe ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Furnizime Publike, duke lidhur kontratë për realizimin e punimeve ndërtimore – rikonstruksionin e një rruge lokale në Dobërdoll, nga qendra e fshatit deri te lidhja me rrugën servisore pranë rrugës shtetërore A2, aksi Tetovë – Gostivar, pa pritur vendimin përfundimtar lidhur me ankesën e paraqitur pranë Komisionit Shtetëror për Ankesa në Furnizime Publike.

 

Siç thuhet më tej, edhe pse Komisioni Shtetëror për Ankesa në Furnizime Publike kishte anuluar vendimin për zgjedhjen e operatorit ekonomik më të favorshëm, kryetari i komunës kishte realizuar pagesë ndaj kompanisë së përzgjedhur në bazë të kontratës tashmë të lidhur.

 

Me këto veprime, sipas hetimeve, subjektit juridik i është mundësuar përfitim pasuror i kundërligjshëm në vlerë prej 11.848.675 denarësh.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Po e tall që nga mbrëmë, Mozzik i përgjigjet Noizyt

Këngëtari i njohur Mozzik, i shoqëruar nga avokati i...

Artikuj të ngjashëm