VLEN po godet fort industrinë e bixhozit dhe po vendos rend aty ku për vite me radhë sundonte kaosi.
Qeveria miratoi tekstin e ri të harmonizuar të Propozim-ligjit për lojrat e fatit, me masat më të forta deri më sot për mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve nga varësia dhe ndikimi i bixhozit.
500 metra larg shkollave për kazinot dhe lojrat elektronike.
Ndalim i reklamave që e paraqesin bixhozin si sukses apo zgjidhje jetese.
Ndalim i reklamimit përmes figurave publike dhe përmbajtjeve për të mitur.
358 platforma ilegale online tashmë të mbyllura.
Ky është vendim i guximshëm që vendos kufi aty ku për vite me radhë kishte heshtje dhe kaos. Po ndërtohet sistem me rregulla të qarta, kontroll dhe mbrojtje për qytetarët.
Fëmijët nuk do të rriten më nën hijen e bastoreve.
Familjet nuk do të lihen përballë varësive.
Shteti tani po vepron!
Dhe, po, ky është ndryshimi që qytetarët e prisnin.
Urime!, shkraun në facebook kryetari i VLEN Izet Mexhiti./derveni.mk

