Pas informacioneve të FBI arrestohen dy persona në Reçicë të Madhe, kanë organizuar treg ilegal online

Policia ka zhvilluar një aksion në Reçicë të Madhe, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar si administratorë të një tregu ilegal online.

Sektori për krim kompjuterik në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me informacione të marra nga FBI, ka realizuar një hetim të përbashkët lidhur me platformën ilegale “OLVX”. Sipas autoriteteve, kjo platformë ka qenë aktive që nga korriku i vitit 2023 dhe ka operuar përmes disa domeneve në internet, duke përmbajtur të dhëna të komprometuara të përdoruesve.

Nga hetimet rezulton se në këtë treg online janë regjistruar mbi 2.600 përdorues dhe rreth 1.500 shitës, ndërsa vlera totale e shitjeve ka tejkaluar 500 mijë dollarë amerikanë.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Tetovë, është kryer bastisje në banesat e të dyshuarve A.E. (20) dhe A.I. (23), shtetas të Maqedonisë së Veriut. Gjatë aksionit, ata janë kapur në flagrancë, ndërsa janë sekuestruar kompjuterë desktop, laptopë dhe telefona, të cilët do t’i nënshtrohen analizave të mëtejshme forenzike.

Të dy personat janë ndaluar nga policia, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Në tri minuta, Xiaomi bën “kërdinë” me shitjen e makinave elektrike!

Xiaomi ka arritur rekord me shitjen e më shumë...

Artikuj të ngjashëm