Ministri Hoxha dhe kryetari Elmazi në aksion ekologjik në Matkë: Natyra e pastër duhet të bëhet standardi ynë, e jo përjashtim


Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, së bashku me kryetarin e Sarajit Muhamet Elmazi sot iu  bashkuan vullnetarëve në një aksion të madh për pastrimin e lokalitetit Matkë, një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore në vend.

Gjatë aksionit, ministri theksoi se institucionet po punojnë me intensitet në zgjidhje sistematike, por se çelësi për sukses afatgjatë qëndron në përgjegjësinë personale të çdo individi.

“Sot po realizojmë një aksion me të cilin po mbledhim mbeturinat, por qëllimi kryesor është të dërgojmë një mesazh – ka ardhur koha që përgjegjësia ndaj natyrës të bëhet shprehi. Si Ministri, investojmë në infrastrukturë të gjelbër, por forca qëndron te të gjithë ne si qytetarë. Natyra e pastër duhet të jetë standardi ynë, e jo një dukuri e rrallë, apo përjashtim”, deklaroi ministri.

Ministria shpreh mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen ndaj Komunës së Sarajit, operatorëve kolektivë për menaxhimin e mbeturinave dhe të gjithë vullnetarëve, të cilët me shembullin e tyre sot treguan se si mbrohet mjedisi.

Ky aksion është pjesë e përpjekjeve më të gjera për mbrojtjen e vlerave natyrore dhe për nxitjen e ndërgjegjësimit ekologjik tek qytetarët.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Në tri minuta, Xiaomi bën “kërdinë” me shitjen e makinave elektrike!

Xiaomi ka arritur rekord me shitjen e më shumë...

Artikuj të ngjashëm