
Në kuadër të shënimit të Dita e Tokës, në shkollën fillore “SamiFrashëri” në Gllumovë u realizua një aktivitet i veçantë me fokus mirëmbajtjen dhe pastërtinë e ambienteve shkollore.

Nxënësit, së bashku me mësimdhënësit, u angazhuan në pastrimin e klasave dhe korridoreve, duke dhënë një shembull të mirë të përgjegjësisë dhe kujdesit ndaj hapësirave të përbashkëta. Ky aktivitet kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e një ambienti të pastër dhe të shëndetshëm, si dhe kultivimin e shprehive pozitive tek nxënësit.
Menaxhmenti i shkollës shpreh mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin, bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në realizimin me sukses të këtij aktiviteti. Iniciativa të tilla mbeten një hap i rëndësishëm drejt edukimit dhe ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit.

