S’ka ushqime kontestuese për foshnjat nga “Hipp”

Në Maqedoni nuk ka qull të kontestuar HiPP me karrota dhe patate, njoftoi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

 

“Deri më sot, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) nuk ka marrë njoftim përmes Sistemit të Alarmit të Shpejtë të Bashkimit Evropian (RASSF) se një produkt i pasigurt ushqimor për fëmijë HiPP (paketë 190 gramëshe në kavanoz qelqi me aromë karote dhe patate) është vendosur në tregun e Maqedonisë, i cili është subjekt i tërheqjes dhe hetimit në Austri dhe disa vende evropiane”, thuhet në njoftim.

 

Agjencia thotë se po e monitoron situatën dhe do të reagojë në kohën e duhur nëse është e nevojshme.

 

Për më tepër, operatori i ushqimit, një shpërndarës i autorizuar i produkteve HIPP për Maqedoninë, ka marrë njoftim me shkrim se produkti i kontestuar nuk është importuar fare në vend.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Në tri minuta, Xiaomi bën “kërdinë” me shitjen e makinave elektrike!

Xiaomi ka arritur rekord me shitjen e më shumë...

Artikuj të ngjashëm