Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” Shkup njofton se sot do të ketë ndërprerje në furnizimin me ujë për një pjesë të përdoruesve në fshatin Kopanicë, në Komunën e Sarajit.
Sipas njoftimit, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është një defekt në rrjetin e ujësjellësit në nrrugë, në një tubacion me diametër F 80 mm në fshat.

