Rihapet pas 40 ditësh xhamia Al-Aksa në Jerusalem

Pas 40 ditësh mbylljeje të vendosur nga autoritetet izraelite, xhamia Al-Aksa në Jerusalem është rihapur. Mediat ndërkombëtare raportuan se besimtarët ishin dyndur në vendin e shenjtë që në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas njoftimit se kufizimet në fuqi ishin hequr.

Autoritetet izraelite ua ndaluan palestinezëve myslimanë hyrjen në zonën e pushtuar të Jerusalemit Lindor që nga 28 shkurti, duke shënuar një mbyllje totale të një prej vendeve më të shenjta të Islamit që nuk është parë që nga fillimi i pushtimit në vitin 1967.

Nuk janë bërë përjashtime për myslimanët, madje as gjatë Ramazanit, muajit më të shenjtë të Islamit, apo festës së Fitër Bajramit.

Autoritetet izraelite kanë mbyllur gjithashtu vendet e shenjta të krishtera në Qytetin e Vjetër, duke përfshirë Kishën e Varrit të Shenjtë dhe u kanë ndaluar besimtarëve të marrin pjesë në festimet e Pashkëve për shkak të luftës me Iranin. /A2cnn

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Në tri minuta, Xiaomi bën “kërdinë” me shitjen e makinave elektrike!

Xiaomi ka arritur rekord me shitjen e më shumë...

Artikuj të ngjashëm