Gjykata e Apelit sot vendos për dënimet me burgim të përjetshëm për vrasjet e Vanjës dhe Pançes

Sot në Gjykatën e Apelit po mbahet seanca lidhur me ankesat e parashtruara ndaj aktgjykimit të shkallës së parë për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Para gjykatës u shqyrtuan ankesat e katër të dënuarve, të cilët në shkallë të parë u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjet, si dhe me nga 10 vite burg për rrëmbimin e Vanjës.

 

Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, gjykata ka vërtetuar se veprat janë kryer sipas një plani paraprak me qëllim zhvatjen e parave. Vanja ishte rrëmbyer për të ushtruar presion mbi një anëtar të familjes së saj të ngushtë, ndërsa Pançe Zhezhovski ishte rrëmbyer për t’iu marrë automjeti, i cili më vonë u përdor në rastin konkret. Vanja dhe Pançe u raportuan si të zhdukur në nëntor të vitit 2023, ndërsa trupat e tyre u gjetën më 3 dhjetor të po atij viti.

 

Përmes ankesave, të dënuarit kërkojnë shfuqizimin e aktgjykimit të shkallës së parë dhe kthimin e lëndës në rigjykim. Ndërkohë, edhe prokuroria ka parashtruar ankesë lidhur me pjesën e aktgjykimit lirues për Aleksandar Gjorçevskin, babain e Vanjës, i cili në shkallë të parë u lirua nga akuzat.

 

Procedura në Apel paraqet fazën e radhës kyçe në një nga rastet gjyqësore më të rënda dhe më të ndjekura në vend gjatë viteve të fundit. Vendimi i gjykatës së shkallës së dytë do të tregojë nëse aktgjykimi fillestar do të konfirmohet, ndryshoh

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Në tri minuta, Xiaomi bën “kërdinë” me shitjen e makinave elektrike!

Xiaomi ka arritur rekord me shitjen e më shumë...

Artikuj të ngjashëm