I vetmi vend turistik i Shkupit gjegjësisht i komunës së Sarajit Matka po përballet me problemin kryesor tash e 2 dekada ajo e rrugës.

Shumë turistë e frekuentojnë Matkën pothuajse çdo të shtunë dhe të diell, e veçanërisht sot kishte fluks të madh ku kolona arinin deri në 2 kilometra.
Për të hyrë dhe për të dal nevojiten mbi 3 orë pritje. Qytetaret me të drejtë ishin të revoltuar dhe disa nga ata i thanë rekadsisë tonë se nga komuna apo Qyteti i Shkupit duhet të ndërmeren masa urgjente për zgjërimin dhe rregullomin e rrugës për në Matkë.
A do të ketë zgjidhje dhe si do të përballet Qendra turistike Matkë në sezonin e verës mbete për tu parë./derveni.mk

