Policia ndalon shoferin që voziste 178 kilometra në orë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot në ora 18:55, në rrugën Shtip–Radovish, një drejtues automjeti është kapur duke vozitur me shpejtësi të madhe

 

Sipas MPB-së, zyrtarët policorë nga Njësia Mobile për Siguri në Komunikacion, duke përdorur një automjet special, kanë matur shpejtësi prej 178 km/h te një veturë “Mercedes” me targa të Shkupit. Në këtë segment rrugor jashtë zonës së banuar, shpejtësia maksimale e lejuar është 110 km/h.

 

“Ndaj shoferit P.K. (33) nga Radovishi janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionet e parashikuara me ligj”, shtojnë nga MPB.

 

Nga MPB theksojnë se kontrollet në komunikacion me automjete speciale do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim në gjithë territorin e vendit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe sanksionimin e shkelësve.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm