Mot me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira. Pasdite do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 9 deri 15 gradë.

 

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira. Pasdite në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për reshje të dobëta të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

 

Temperatura minimale do të zbresë deri 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 15 gradë.

 

Të martën dhe të mërkurën do të përqendrohet moti stabil. Të enjten do të fryjë erë e përforcuar deri e fuqishme nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h), ndërsa nga fundi i ditës nën ndikim të valës së lagësht në disa vende priten reshje të shiut. Të premten lokalisht reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, ndërsa temperatura ditore do të jetë në rënie.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

Po e tall që nga mbrëmë, Mozzik i përgjigjet Noizyt

Këngëtari i njohur Mozzik, i shoqëruar nga avokati i...

Artikuj të ngjashëm