E rëndë në Vjenë: Rrëzohet skela, humbin jetën 3 shqiptarë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve të mediave austriake, 4 persona kanë humbur jetën tragjikisht, si pasojë e një incidenti në vendin e punës për shkak të rrëzimit të një skele.

 

Të njëjtave burime, viktimat ishin me origjinë nga Kosova.

 

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me 3 shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftimin e familjarëve, citon Klan Kosova.

 

Ndërsa media albinfo.at shkruan se vetëm 3 prej viktimave janë shqiptarë të identifikuar si Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe një tjetër me emrin Istref ndërsa mbiemri nuk është konfirmuar ende. Sipas këtij portali viktima e katërt është nga Bosnja.

 

Një person tjetër ka mbetur i plagosur, por identiteti dhe vendi i tij i origjinës ende nuk është konfirmuar. Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi gjatë punimeve të hedhjes së betonit. Thuhet se janë thyer skelat dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

Artikuj të ngjashëm