Izraeli publikon hartën: Raketat e Iranit mund të arrijnë edhe në Maqedoninë e Veriut

Zyrtarë izraelitë kanë publikuar një hartë të rrezes së raketave iraniane, ku pretendohet se mund të “arrijnë” edhe deri në Evropë, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

 

Rreziku i një lufte në Lindjen e Mesme mori një kthesë shqetësuese.

 

 

Ajo që filloi si sulme të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit është shndërruar në një nga krizat gjeopolitike më serioze të dekadave të fundit, me pasoja që tejkalojnë kufijtë e rajonit.

 

Zyrtarë izraelitë dhe perëndimorë thanë se raketat balistike iraniane kanë kapacitet që të arrijnë qëllime jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe thellë në Evropë.

 

 

Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit paralajmëroi se aftësitë raketore të Iranit “shkërcejnë përtej Lindjes së Mesme”, dhe e përshkruan regjimin në Teheran si një kërcënim në rritje për paqen botërore.

 

Në një grafik të publikuar përkatësisht nga Qendra për Studime Strategjike dhe Mbrojtje, është shfaqur një hartë me rreze të ndryshme goditjeje që shtrihen nga rreth 300 deri në rreth 2500 kilometra, çka bën që një pjesë e konsiderueshme e Evropës Juglindore të bjerë brenda potencialit të kërcënimit.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Artikuj të ngjashëm