Te një ushtarë është gjetur një substancë me përmbajtje të dyshimtë

Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se te një pjesëtarë i ushtrisë është gjetur një substancë me përmbajtje të dyshimtë.

 

“Se më 12.02.2026, shërbimet kompetente në Ushtri u kryen një aksion, gjatë të cilit tek një pjesëtar i ushtrisë u gjet një substancë me përmbajtje të dyshimtë.

 

Pas gjetjes së përmbajtjes së dyshimtë, në përputhje me procedurat në Ushtri, rasti iu raportua Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas së cilës u njoftua prokurori publik në detyrë dhe personi u privua nga liria.

 

Pas përfundimit të plotë të rastit, ndaj pjesëtarit të Ushtrisë u iniciua një procedurë përkatëse.

 

Si në këtë rast, ashtu edhe në të ardhmen, Ushtria do të vazhdojë të ndërmarrë masa dhe aktivitete me intensitet edhe më të madh për të parandaluar dhe frenuar fenomene të tilla.

 

Ushtria është një institucion i ndërtuar mbi parimet e profesionalizmit, disiplinës dhe integritetit dhe nuk ka vend për persona që, me sjelljen e tyre, shkelin reputacionin e institucionit dhe e diskreditojnë atë me veprime personale. Çdo sjellje e pamatur dhe e papërshtatshme do të sanksionohet në përputhje me rregullat dhe procedurat në fuqi”, njoftojnë nga URMV.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Artikuj të ngjashëm