Mediat maqedonase raportojnë se janë sekuestruar rreth 27 tonë marihuanë në Shkup dhe Strumicë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë

Policia e Maqedonisë së Veriut, nën udhëzimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, po finalizon një aksion masiv ku janë sekuestruar rreth 27 tonë marihuanë.

 

Go+ Energy Drink

Fibau

Sipas burimeve të “Skopje1”, rreth 10 tonë janë gjetur në Shkup, në objektet e kompanisë “Alfafarm DOO”, e cila dyshohet se është e përfshirë në kontrabandën e 5 tonëve marihuanë të kapur paraprakisht në Serbi. Paralelisht, një operacion tjetër po zhvillohet në rajonin e Strumicës, ku janë sekuestruar edhe 18 tonë të tjerë.

​Ky aksion vjen pas bashkëpunimit me autoritetet serbe, të cilët katër ditë më parë kapën 5 tonë marihuanë të kontrabanduar nga Maqedonia, të destinuara për tregun serb.

 

Hetimi është përqendruar te kompania “Alfafarm DOO Shkup”, e regjistruar për prodhimin e bimëve mjekësore, ku janë vërejtur ndryshime në strukturën pronësore vetëm pak ditë para kapjes së drogës në Serbi.

​Aktualisht, në kompleksin e ish-fabrikës OHIS në Shkup ka prezencë të shtuar policore dhe hetues. Institucionet maqedonase pritet të japin detaje zyrtare pas përfundimit të plotë të aksionit, i cili vlerësohet si konfiskimi më i madh i drogës në historinë e vendit.

Më të lexuara

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm