Revoltë e madhe kundër konfiskimit të veturave, qytetari: Edhe pse nuk kemi leje drejtimi, vozisim më mirë se të tjerët

Një revoltë e fortë qytetare ka shpërthyer kundër masës për konfiskimin e automjeteve të personave që drejtojnë pa leje drejtimi, ku protestuesit thonë se po ndëshkohen padrejtësisht njerëz që kanë punuar gjithë jetën me nder dhe pa shkelur ligjin.

 

Go+ Energy Drink

Fibau

“Edhe pse nuk kemi leje drejtimi, vozisim më mirë se shumë që kanë patentë. Vozisim prej mbi 30 vitesh, pa aksidente, pa probleme,” shprehen qytetarët e revoltuar.

Ata theksojnë se janë njerëz të punës së rëndë fizike: “Kemi punuar me nder, kemi mbajtur tulla dhe hekur, kemi ushqyer familjet tona me djersë. Nuk kemi vjedhur askënd. Nëse do të vjedhnim, menjëherë do të na dërgonin në burg.”

Protestuesit reagojnë edhe ndaj akuzave politike, duke mohuar çdo lidhje me pushtetin lokal: “Furgonin nuk na e ka blerë kryetari i komunës. E kemi blerë me mundin tonë, me punë të ndershme. Tani po na e marrin sikur të ishim kriminelë.”

Sipas tyre, masa e konfiskimit po i godet më të varfrit dhe punëtorët, ndërsa kërkojnë zgjidhje reale, si legalizim, trajnim ose afate për marrjen e lejes së drejtimit, e jo ndëshkime të menjëhershme.

“Ligji duhet të jetë i drejtë dhe njerëzor, jo vetëm ndëshkues,” përfundon qytetari.

Më të lexuara

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm