Sot Kryetari Muhamet Elmazi emëroi si UD drejtor në Shkollën Fillore “Dituria” në Saraj Besart Belulin, njofton derveni.mk.
“Me kënaqësi njoftoj qytetarët e Komunës së Sarajit se sot kam emëruar z. Besart Beluli si Ushtrues Detyre Drejtor në Shkollën Fillore “Dituria” – Saraj.
Ky emërim vjen në funksion të forcimit të menaxhimit shkollor, rritjes së cilësisë në arsim dhe krijimit të një ambienti më të mirë për nxënësit dhe stafin arsimor.
Z. Beluli i uroj suksese në detyrën e re dhe besim se me përkushtim dhe përgjegjësi do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të shkollës sonë.
Komuna e Sarajit mbetet e përkushtuar në mbështetjen e arsimit si themel i së ardhmes sonë” , njofton kryetari i Sarajit Muhamet Elmazi./derveni.mk

