Prej sot nisin gjobat, zyrtarisht fillon zbatimi i sistemit “Safe City”

Në territorin e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës, si dhe në korridoret 8 dhe 10, nga sot ka nisur zbatimi i sistemit për sanksionim automatik të shkeljeve në komunikacion – “Safe City”, përcjell TV21. Në fazën e parë, sistemi do të detektojë katër lloje tipike të shkeljeve: parkim të parregullt, tejkalim të shpejtësisë së lejuar, kalim në semafor të kuq dhe drejtim të automjetit me afat të skaduar të regjistrimit.

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski informoi se është miratuar një Rregullore e re me të cilën është rritur pragu i tolerancës për shpejtësinë e drejtimit të automjeteve, respektivisht tolerancë prej 6 km/orë për shpejtësi deri në 100 km/orë dhe 8 km/orë mbi 100 km/orë. Me ndryshimet e reja të Rregullores, e cila hyri në fuqi dje, për shpejtësi deri në 50 km/orë mbetet toleranca prej 6 km/orë. Kjo do të thotë se në zonat ku kufiri është 30 km/orë, kamera nuk do të regjistrojë shkelje deri në 36 km/orë, ndërsa do të regjistrojë nga 37 km/orë.

Më të lexuara

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm