Sot ka nisur testimi i ”Safe City” në Kumanovë dhe Tetovë

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka nisur aktivitete për testimin, kalibrimin dhe verifikimin e kamerave të vendosura për mbikëqyrje të komunikacionit në Kumanovë dhe Tetovë.

 

Aktivitetet filluan nga ora 08:00 dhe do të zgjasin deri në 20:00, ku në secilin lokacion procedura do të kryhet një herë për rreth 15 deri 30 minuta, dhe komunikacioni do të pezullohet përkohësisht gjatë zbatimit. MPB u bën thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik të respektojnë kufizimet, të tregojnë durim dhe bashkëpunim për realizim të sigurt të aktiviteteve.

 

Përndryshe, pas votimit në Kuvend, nga 1 shkurti do të nisë zbatimi i sistemit “Safe City” në qytetet Shkup, Tetovë dhe Kumanovë. Kamerat do regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut. Pajisjet do të vendosen gjithashtu në korridoret 8 dhe 10 në fazën fillestare të implementimit.

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

DAP nxjerr në ankand banesa, lokale dhe automjete

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) organizon sot ankand...

Nesër pa rrymë një pjesë e Sarajit

Në Komunën Saraj, prej orës 08:30 deri në orën...

Artikuj të ngjashëm