Së shpejti përmes telefonit do të kontrolloni se sa rrymë po harxhoni

Digjitalizimi i sektorit energjetik në Maqedoninë e Veriut pritet t’u japë fund dilemave të qytetarëve nëse faturat e rrymës janë reale apo të llogaritura në mënyrë të përafërt.

Sipas Apostollço Ramovit, udhëheqës sektori në Komisionin Rregullator për Energji (RKE), hapi i radhës është vendosja e matësve inteligjentë (smart meters), të cilët do të mund të ndiqen në kohë reale përmes telefonit mobil.

 

Ramovi theksoi se analizat kanë treguar se deri në vitin 2024 asnjë kompani energjetike nuk kishte zbatuar standarde të plota të sigurisë kibernetike. Disa kompani kishin vetëm rregulla të brendshme, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për mbrojtje serioze nga sulmet kibernetike.

 

Aktualisht dy kompani energjetike kanë zbatuar standardin ndërkombëtar ISO për siguri informative, ndërsa 3 kompani të tjera janë në fazën përfundimtare të zbatimit

 

Sipas Ramovit,digjitalizimi do të vazhdojë, ndërsa prioriteti i radhës është vendosja e matësve inteligjentë.

 

“Ligji tashmë është në fuqi. Operatorët e transmetimit dhe shpërndarjes duhet të bëjnë analiza për futjen e sistemeve të matjes inteligjente. Qëllimi është që çdo qytetar, përmes telefonit ose online, të shohë saktësisht sa energji shpenzon. Kjo do ta rrisë besimin dhe do të eliminojë dyshimet për faturat,” tha Ramovi.(INA)

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

DAP nxjerr në ankand banesa, lokale dhe automjete

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) organizon sot ankand...

Nesër pa rrymë një pjesë e Sarajit

Në Komunën Saraj, prej orës 08:30 deri në orën...

Artikuj të ngjashëm