Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga goditja me rreze veprimi deri në një mijë kilometra

Droni i quajtur “Skifteri K1”, me rreze veprimi deri në 1 mijë kilometra, ka përfunduar me sukses fazën e testimit dhe tashmë është gati për përdorim, ka bërë të ditur Ridvan Aliu, i njohur si prodhues i dronëve nga Kosova.

 

Aliu ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një video, në të cilën shihet droni duke goditur pikën e synuar gjatë testimit, duke prezantuar njëkohësisht edhe disa nga specifikat teknike të tij.

 

Sipas të dhënave të publikuara, “Skifteri K1” ka kohë fluturimi prej 7 orë e 12 minutash, rreze veprimi mbi 1 mijë kilometra dhe kapacitet bartës deri në 42 kilogramë.

Aliu ka theksuar se testimi është zhvilluar me sukses, pa dhënë më shumë detaje për fazat e ardhshme apo destinimin e përdorimit të këtij droni.https://www.facebook.com/share/v/1C6KyFDHnk/

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

DAP nxjerr në ankand banesa, lokale dhe automjete

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) organizon sot ankand...

Nesër pa rrymë një pjesë e Sarajit

Në Komunën Saraj, prej orës 08:30 deri në orën...

Artikuj të ngjashëm