Speciale. Me organizu protesta dhe me i qitë jashtë kuvendit p.sh Beratin i cili ka votuar”, deklaroi Paçarizi.
Në të njëjtën linjë kritikash, gazetari Berat Buzhala e quajti Gjykatën Speciale “kidnapim të drejtësisë”, duke thënë se një gjykatë e tillë do të rrëzohej në çdo vend tjetër evropian dhe se Kosova nuk ka mekanizma realë për ta sfiduar atë.
“Po të ishim pjesë e Këshillit të Evropës, në secilin vend do të rrëzohej kjo gjykatë, në secilin nen do të rrëzohej. Ky është një kidnapim i drejtësisë që është marrë veç një herë dhe është dërguar atje. As nuk mund ta paditësh BE-në për padrejtësi, sepse ai thotë se ai është pjesë e jotja”, u shpreh Buzhala. /klankosova.tv

