Rritje e rasteve me grip në Maqedoni! Kulmi pritet nga fundi i janarit deri në mes të shkurtit

Gjendja me gripin në vendin tonë këtë javë është në nivel mesatar, njoftuan nga Instituti i Shëndetit Publik! Nga 5 deri 11 janar u regjistruan gjithsej 2322 raste. Mirëpo, siç tregoi Dragan Koçinski, numri është rritur për 34,6% më shumë në krahasim me javën e kaluar. Ai bëri të ditur se të prekur nga gripi më shumë ka në Shkup rreth 556, dhe vetëm në Berovë, Pehçevë dhe Dellçevë deri më tani nuk ka pasur raste të regjistruara. Kulmi pritet të jetë nga fundi i janarit deri në mesin e shkurtit.

 

 

“Numri më i madh i pacientëve është përsëri në grupmoshën nga 15 deri në 64 vjeç, ndërsa incidenca më e lartë regjistrohet tek fëmijët nga 0 deri në 4 vjeç dhe fëmijët nga 5 deri në 14 vjeç”, tha Dragan Koçinski, Instituti i Shëndetit Publik.

 

Sa i përket zgjatjes së pushimit dimëror në shkolla, Koçinski tha se nuk është e nevojshme, pasi rritja e numrit të rasteve është vërejtur disa javë më herët se zakonisht, dhe se nuk ka nevojë për një masë të tillë. Përveç kësaj ai bëri të ditur se ka 6 raste pozitive me Covid.

 

 

“65 persona kemi pozitiv me grip, të gjithë janë me Influencën A, ndërsa dominon Influenca AH3 domethënë me 66% prej pozitivëve. Kemi 6 persona pozitiv me Covid, dhe 21 me respirator sincicial”, shtoi Dragan Koçinski, Instituti i Shëndetit Publik.

 

Si masa të përgjithshme, rekomandohet shmangia e mjediseve të mbyllura me numër të madh njerëzish, ajrosja e rregullt, konsumimi i vitaminave dhe mineraleve, si dhe qëndrimi në shtëpi në rast sëmundjeje. Nëse simptomat përkeqësohen ose nuk qetësohen, qytetarët këshillohen të kontaktojnë mjekun e familjes ose specialistin e sëmundjeve infektive.

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Nesër pa rrymë një pjesë e Sarajit

Në Komunën Saraj, prej orës 08:30 deri në orën...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

Artikuj të ngjashëm