Hoxha takohet me Elmazin, diskutohet projekti për modernizimin e sistemit të ujitjes në Saraj

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Ekonomisë së Ujërave, Romeo Trenov, dhe inxhinierin Bojan Durnev, kanë zhvilluar një takim pune me Kryetarin e Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi.

Në fokus të takimit ishte projekti për ndërtimin, rikonstruksionin dhe modernizimin e sistemit të ujitjes Shishovë–Gërçec–Krushopek, si dhe rëndësia e realizimit të tij të suksesshëm. Palët diskutuan për përfitimet konkrete që ky projekt do të sjellë për sektorin e bujqësisë, veçanërisht në rritjen e efikasitetit të ujitjes dhe përmirësimin e kushteve të punës për fermerët e zonës.

Zëvendësministri Hoxha theksoi se projekte të tilla janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe për forcimin e ekonomisë lokale, duke siguruar menaxhim më të mirë të burimeve ujore dhe rritje të prodhimtarisë bujqësore. “Në këtë takim u diskutua Projekti për ndërtimin, rikonstruksionin dhe modernizimin e sistemit të ujitjes Shishovë – Gërçec – Krushopek, si dhe rëndësia e realizimit të tij të suksesshëm. Projekte të këtij lloji kanë një rëndësi të veçantë për zhvillimin e bujqësisë, rritjen e efikasitetit të ujitjes dhe përmirësimin e kushteve për fermerët dhe ekonominë lokale”, tha Hoxha.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, vlerësoi bashkëpunimin me institucionet qendrore dhe shprehu gatishmëri për koordinim të plotë në funksion të realizimit të projektit.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më...

Bitcoin ka kaluar 100.000 dollarë për herë të parë në histori

Çmimi i Bitcoin për herë të parë kaloi kufirin...

Artikuj të ngjashëm