Dyshohen për vjedhje të arit dhe parave në Gostivar! Privohen nga liria tre persona

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se është zbardhur një vjedhje në rajonin e Gostivarit, përcjell TV21. Sipas Policisë, janë arrestuar dy gra nga Gostivari dhe një tjetër person nga Tetova. Nga SPB-Tetovë thonë se ari dhe paratë arrijnë vlerën e 65,000 eurove.

 

“Më datë 20.12.2025 në ora 18:20, punonjësit policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personat A.Z. (24) dhe M.Z. (27), të dyja nga Gostivari, nën dyshimin e bazuar se më datë 14.12.2025 kanë kryer një vjedhje të rëndë në shtëpinë e pronarit F.M. (58) nga Gostivari. Gjatë kësaj vjedhjeje ishin marrë para dhe bizhuteri ari në vlerë prej rreth 65.000 euro. Më vonë, është privuar nga liria edhe N.I. (24) nga Tetova. Po atë ditë, pas marrjes së urdhrit gjyqësor, është kryer kontroll në shtëpinë e A.Z., me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar me vërtetim pjesa më e madhe e parave të vjedhura dhe bizhuterive të arit, të cilat do t’i kthehen pronarit. Personat e ndaluar po mbahen në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të paraqitet kallëzimi përkatës” thonë nga SPB-Tetovë.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më...

Bitcoin ka kaluar 100.000 dollarë për herë të parë në histori

Çmimi i Bitcoin për herë të parë kaloi kufirin...

Artikuj të ngjashëm