Ali Ahmeti propozoi 5 rezoluta strategjike (VIDEO)

Në Kongresin e pestë të Bashkimit Demokratik për Integrim që po mbahet sot në Shkup, kryetari i partisë, Ali Ahmeti, prezantoi pesë rezoluta kryesore, të cilat sipas tij janë të domosdoshme për të konsoliduar shtetin, për të forcuar barazinë dhe për të nxitur zhvillimin e vendit, raporton TS.

 

1. Zgjedhja e Qeverisë me shumicë të dyfishtë (Badenteri Ekzekutiv)

Ahmeti propozoi që çdo qeveri e re të marrë besimin e Kuvendit jo vetëm me shumicën e deputetëve, por edhe me shumicën e komuniteteve jo-shumicë. Ky mekanizëm synon të sigurojë legjitimitet të dyfishtë dhe përfaqësim real për të gjitha etnitë.

 

2. Zbatimi i parimit të Badenterit në Gjykatën Kushtetuese

Vendimet që prekin të drejtat e komuniteteve jo-shumicë nuk duhet të miratohen pa konsensus të ndërsjellë në Gjykatë, duke ruajtur integritetin e ligjeve dhe besimin e qytetarëve në drejtësi.

 

 

3. Thellimi i decentralizimit dhe vetëqeverisjes lokale

Ahmeti theksoi rëndësinë e transferimit të kompetencave në arsim, shëndetësi, zhvillim lokal dhe administrimin e pasurive publike. Ai propozoi gjithashtu pavarësi financiare për komunat dhe ndikim të drejtpërdrejtë të qytetarëve në politikat lokale.

 

 

4. Shteti i së drejtës dhe vetingu i plotë për funksionarët publikë

BDI kërkon hetim gjithëpërfshirës për bartësit e funksioneve publike në 34 vitet e fundit, verifikim të pasurisë së tyre, si dhe hetim të privatizimit dhe organeve të sigurisë që nga viti 1945. Ky proces synon drejtësi të pakompromis dhe besueshmëri institucionale.

 

5. Marrëveshja Kombëtare për Përparim

Ali Ahmeti propozon një marrëveshje gjithëpërfshirëse për zhvillim ekonomik, social dhe institucional, ku përfshihen të gjitha komunitetet dhe ekspertët. Fokusin kryesor e vendos në ekonomi konkurruese, digjitalizim, energji të qëndrueshme, arsimin, shëndetësinë, rininë dhe integrimin evropian.

 

“Këto pesë masa janë themeli për një Maqedoni të Veriut stabile, funksionale dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e saj,” tha Ahmeti, duke nënvizuar se BDI do të vazhdojë të jetë forca e unitetit, stabilitetit dhe integrimit europian.

 

Kongresi i BDI-së konsiderohet një moment kyç për drejtimin e partisë dhe vizionin politik për të ardhmen e vendit./TS

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më...

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Bitcoin ka kaluar 100.000 dollarë për herë të parë në histori

Çmimi i Bitcoin për herë të parë kaloi kufirin...

Artikuj të ngjashëm