Audia me targa të Tetovës godet policin, arrestohet shoferi

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë arrestuar një 28-vjeçar nga fshati Poroj, pasi i njëjti ka goditur me veturë një zyrtar të policisë. Paraprakisht, polici kishte kërkuar që personi në fjalë të ndalohej për kontroll.

 

Më 19.12.2025 në ora 12:50, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin E.A. (28) nga fshati Poroj, sepse i njëjti tek rrethrrotullimi i rrugës “Ilinden” me rrugës “Iliria” në Tetovë me automjetin “Audi” me targa të Tetovës, nuk ka ndaluar në shenjën e dhënë ,,stop” dhe me automjetin ka goditur një zyrtar policor, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas ndërmarrjes së masave, ai është gjetur dhe privuar nga liria, ndërsa zyrtarit policor i janë konstatuar lëndime trupore në Spitalin Klinik të Tetovës. Pas dokumentimit të rastit, kundër E.A. do të parashtrohen kallëzimet përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më...

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Bitcoin ka kaluar 100.000 dollarë për herë të parë në histori

Çmimi i Bitcoin për herë të parë kaloi kufirin...

Artikuj të ngjashëm