Rryma do të shtrenjtohet në Maqedoninë e Veriut

EVN Home, gjatë kësaj jave, do t’i propozojë Komisionit Rregullator për Energji që çmimi i energjisë elektrike të rritet me rreth 6 për qind nga 1 janari 2026.

 

Në përllogaritjet e furnizuesit universal është përfshirë edhe çmimi i ri prej 65 euro për megavat-orë, me të cilin ESM do t’ia shesë energjinë elektrike EVN Home nga viti i ardhshëm.

 

Sipas informacioneve të EVN Home për televizionin Telma, pasi të mblidhen të gjitha kostot dhe të aplikohet marzhi prej 9,9 për qind për furnizuesin universal, rezulton një rritje e përgjithshme e çmimit për amvisëritë, me përfshirjen e tarifës së rrjetit, mesatarisht prej 5,9 për qind.

 

Nga java e ardhshme pritet që Komisioni Rregullator për Energji të konfirmojë nëse përllogaritja është e saktë apo nëse do të duhet të korrigjohet.(INA)

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më...

Artikuj të ngjashëm