Kryeministri Albanese vizitoi heroin e Bondi Beach: Ahmed, ti je një hero australian

Kryeministri australian Anthony Albanese vizitoi të martën Spitalin St. George në jug të Sidneit, ku u takua me Ahmed Al Ahmedin, njeriun që është cilësuar si hero për çarmatimin e njërit prej sulmuesve gjatë incidentit në Bondi Beach.

Pas takimit, Albanese vlerësoi guximin e Ahmedit, duke thënë se ai përfaqësonte “më të mirën e vendit”.

“Ahmed, ti je një hero australian. Ti e vure veten në rrezik për të shpëtuar të tjerët,” shkroi Albanese në rrjetin social X, duke shtuar: “Në momentet më të këqija, shohim më të mirën e australianëve, dhe pikërisht këtë pamë të dielën në mbrëmje. Në emër të çdo australiani, të them faleminderit”.

Duke folur për gazetarët pas vizitës në spital, kryeministri tha se Australia nuk do të lejonte që vendi të përçahej.

“Kjo është ajo që kërkojnë terroristët, por ne nuk do të lejojmë që vendi ynë të përçahet. Ne do të bashkohemi, do ta përqafojmë njëri-tjetrin dhe do ta kalojmë këtë”, tha Albanese.

Ahmed, një baba 43-vjeçar i dy vajzave, rrezikoi jetën duke shkuar drejt njërit prej personave të armatosur, duke i marrë armën dhe duke e drejtuar atë kundër tij, duke e detyruar sulmuesin të dorëzohej. Ai u qëllua disa herë dhe pësoi plagë nga armët e zjarrit në krah dhe në shpatull.

Sipas policisë australiane, një burrë 50-vjeçar dhe djali i tij 24-vjeçar hapën zjarr përgjatë Bondi Beach në Sidnei të dielën në mbrëmje, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur 42 të tjerë, të cilët u dërguan në spital për trajtim.

Njëri nga dy sulmuesit u vra, ndërsa tjetri pësoi plagë kritike, njoftoi policia, duke e cilësuar incidentin si një “akt terrorist”.

Më të lexuara

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Bashkësia Islame: MERRET LEJA PËR NDËRTIMIN E OBJEKTIT TË RI ADMINISTRATIV PRANË KALASË SË SHKUPIT

NJË ARRITJE E RËNDËSISHME PËR BASHKËSINË FETARE ISLAME Pas shumë...

Shkollat e mesme në Shkup pajisen me makina të reja për pastrimin e dyshemeve

Shkollat e mesme në Shkup janë pajisur me makina...

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Arabia Saudite është renditur e para në botë në...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Një muaj paraburgim për Gjestin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit...

Artikuj të ngjashëm