Prokuroria nisë procedurë kundër pesë të miturve për dhunë në oborrin e një shkolle në Saraj

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, gjykatësit për fëmijë në kuadër të Gjykatës Themelore Penale Shkup i parashtroi Kërkesë për fillimin e procedurës përgatitëse për gjithsej pesë fëmijë në konflikt me ligjin, sepse kanë ndërmarrë veprime të cilat janë paraparë si vepër penale – Dhunë nga neni 386 nga Kodi Penal.

 

Bëhet fjalë për të mitur, të moshës prej 14 dhe 15 vjet, bashkë me edhe një fëmijë i cili nuk ka mbushur 14 vjet dhe nuk mund të përgjigjet penalisht, në grup kanë kryer dhunë të ashpër ndaj dy 14-vjeçarëve të tjerë.

 

Incidenti, siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike, ka ndodhur më 12 dhjetor në oborrin e Shkollës Fillore “Dituria” në Saraj. Dy fëmijët – viktima të dhunës – po shkonin në shtëpi kur u ndaluan nga sulmuesit në dalje të oborrit të shkollës. Ata filluan t’i godisnin me grushte dhe shqelma në kokë dhe trup. Njëri nga fëmijët e lënduar pësoi plagë sipërfaqësore në kokë, ndërsa fëmija tjetër pësoi lëndime të rënda trupore – kontuzion në kokë, hundë të thyer dhe hematoma në të gjithë trupin.

 

Me dhunën kryerësit shkaktuan ndjenjën e pasigurisë dhe frikës edhe te fëmijë të tjerë të cilët në atë moment dilnin nga shkolla.

 

Duke e pasur parasysh moshën e fëmijëve në konflikt me ligjin, por dhe nevojën që të sigurohet zhvillim i pandërprerë i procedurës, prokurori publik gjykatësit i ka propozuar të përcaktojë masa të kujdesit – paraqitje në gjykatë, marrje të pasaportës dhe ndalesë për afrim dhe realizim të çfarëdo lloj kontaktesh me fëmijët e dëmtuar.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Artikuj të ngjashëm