Elmazi reagon pas zënkës së nxënësve në “Dituria”: Rasti në organet kompetente, masat tashmë kanë nisur

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka reaguar pas publikimit të një videoje që tregon një zënkë të ashpër mes dy grupeve të nxënësve në shkollën fillore “Dituria”. Në reagimin e tij, Elmazi shprehu keqardhje të thellë për incidentin, duke e cilësuar ngjarjen shqetësuese dhe të papranueshme.

 

Ai bëri të ditur se rasti është paraqitur menjëherë në organet kompetente dhe se institucionet përgjegjëse tashmë kanë nisur procedurat ligjore për të garantuar përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve.

 

Elmazi njoftoi gjithashtu se komuna ka ndërmarrë masa shtesë për rritjen e kontrollit dhe sigurisë në të gjitha shkollat e Sarajit, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e situatave të ngjashme.

 

Në fund, kryetari u bëri thirrje prindërve për më shumë bashkëpunim me institucionet arsimore, duke theksuar se edukimi dhe siguria e fëmijëve janë përgjegjësi e përbashkët. Ai apeloi për komunikim dhe kujdes të shtuar, në mënyrë që fëmijëve t’u sigurohet një ambient i qetë dhe i sigurt në shkollë.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Artikuj të ngjashëm