Katër persona ia “zbrazin” kamionin tetovarit – vjedhin 160 thasë me patate gjatë natës!

Policia i ngarkon katër persona nga Strumica, si të dyshuar se natën mes 28 dhe 29 nëntorit, kanë vjedhur 160 thasë me patate nga një kamion “Mercedes” me targa të Tetovës, në pronësi të K.S. nga fshati Reçicë e Epërme, njoftuan pasditen e sotme nga SPB Strumicë.

 

Sipas njoftimit, policia ka arrestuar J.A. (40), M.A. (34) dhe R.D. (31), të gjithë nga Strumica.

 

 

“Në ambientet e SPB Strumicë është thirrur edhe I.A. (38) nga Strumica, i cili gjithashtu dyshohet se së bashku me J.A., M.A. dhe R.D. e kanë kryer vjedhjen. Me të gjithë personat janë zhvilluar biseda zyrtare dhe ata e kanë pranuar veprën. Nga J.A. dhe M.A. janë konfiskuar 160 thasët me patate të vjedhura, të cilat janë kthyer te pronari,” thuhet në njoftimin e policisë.

 

Shtohet se për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria e Strumicës dhe, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj personave do të ngrihet kallëzim përkatës./TV21

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit kanë...

Artikuj të ngjashëm