Stuhitë e forta shkaktojnë kaos në Aeroportin e Shkupit, ndërpriten fluturimet

Mbrëmjen e sotme trafiku ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit është sërish i ndërprerë për shkak të rrymave të fuqishme dhe të paqëndrueshme ajrore, të njohura si “wind shear”, fenomen i rrezikshëm i cili rrit ndjeshëm rrezikun gjatë uljes së avionëve.

Sipas informacioneve të para, të paktën dy fluturime – nga Stambolli dhe Venecia – nuk kanë arritur të ulen në mënyrë të sigurt në pistën e Shkupit dhe janë devijuar drejt aeroportit të Prishtinës, transmeton TS.

Më kritike ka qenë situata me avionin nga Venecia, i cili ka qarkulluar mbi Shkup për më shumë se një orë ndërsa ekuipazhi ndiqte gjendjen e erës, pas së cilës vendosi të ndërpriste afrimin dhe të ulej në një aeroport alternativ.

Ndërprerjet dhe vonesat vazhdojnë, ndërsa pasagjerëve u këshillohet të kontrollojnë rregullisht informacionet nga kompanitë e tyre ajrore për oraret aktuale të nisjes dhe uljes.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Artikuj të ngjashëm