SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër një 34-vjeçari nga Struga, i dënuar dhe aktualisht i burgosur në Institucionin Korrektues “Idrizovë”, si dhe kundër një gruaje 46-vjeçare nga Velesi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “keqpërdorim i të dhënave personale”, ndërsa ndaj T.K. është ngritur kallëzim shtesë edhe për veprën “dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik”.
Eti Promo 2025
Të dyshuarit e kanë mashtruar një person nga Shtipi dhe në mënyrë të paautorizuar kanë siguruar të dhënat e tij personale, të cilat më pas, gjatë muajve prill dhe maj 2025, i kanë përdorur për të aplikuar në emër të saj për shtatë kredi konsumatore në shtatë shoqëri financiare, në një shumë të përgjithshme prej 227.500 denarësh.
Më pas, e dyshuara e dytë në mënyrë të paautorizuar ka siguruar dhe përdorur të dhënat nga kartela bankare e viktimës, duke kryer 11 transaksione të suksesshme në bankomate të bankave në Veles dhe Shtip, në një shumë totale prej 214.000 denarësh.

