Regjim i veçantë trafiku në varrezat e qytetit – Butel

Për shkak të festës fetare “Zadushnica”, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup sot dhe nesër do të ndërmarrë masa për vendosjen e një regjimi të veçantë trafiku, me qëllim që të sigurohet qarkullim i sigurt dhe pa pengesa.

 

Duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm, trafiku në drejtim të varrezave të qytetit në Butel do të zhvillohet në një drejtim (rrethor). Të gjitha automjetet do të qarkullojnë përgjatë rrugës “Butelska”, më pas majtas në “Aleksandar Urdarevski”, majtas në “Boca Ivanova” dhe djathtas deri te hyrja e varrezave të Butelit.

Për dalje nga varrezat, automjetet do të lëvizin djathtas në “Boca Ivanova”, deri te rrethrrotullimi në “Butelska”, pastaj majtas në “Butelska” dhe djathtas në “Kemal Sejfula”.

 

 

Regjim i veçantë trafiku do të vendoset gjithashtu edhe pranë varrezave në Kamnik, Draçevë dhe Gjorçe Petrov.

 

SPB Shkup u bën apel të gjithë qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë udhëzimet dhe urdhrat e policëve që do të jenë të pranishëm përgjatë rrugëve të përfshira në këtë regjim të veçantë trafiku./TV21

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit kanë...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

Gjermania mbyll derën për gjysmën e punëtorëve nga Ballkani: kuota bie në 25.000

Qeveria gjermane miratoi propozimin për ta ulur kuotën vjetore...

Artikuj të ngjashëm