Ramadani kërkon barazi në proces: Bashkëshortja ime u tërhoq, të njëjtën ta bëjë edhe ajo e Ilievskit

MaqedoniRamadani kërkon barazi në proces: Bashkëshortja ime u tërhoq, të njëjtën ta bëjë edhe ajo e Ilievskit

Kandidati për kryetar komune të Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka njoftuar se bashkëshortja e tij, Nermine Ramadani, ka kërkuar në Komisionin Komunal Zgjedhor të Bërvenicës që të zëvendësohet nga detyra si anëtare në vendvotimin 2039, për shkak të konfliktit të interesit informon Tetovasot.

“Sot bashkëshortja ime, Nermine Ramadani, kërkoi në Komisionin Komunal Zgjedhor Bërvenicë që të zëvendësohet nga anëtare në vendvotimin 2039, për shkak të konfliktit të interesit. Kërkoj që të njëjtën gjë ta bëjë edhe bashkëshortja e kandidatit Jovica Ilievski”, ka shkruar Ramadani në postimin e tij publik.

Ky reagim vjen vetëm pak ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen të dielën, ku Ramadani garon përballë kandidatit maqedonas Jovica Ilievski.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit kanë...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Shkollat e mesme në Shkup pajisen me makina të reja për pastrimin e dyshemeve

Shkollat e mesme në Shkup janë pajisur me makina...

Gjermania mbyll derën për gjysmën e punëtorëve nga Ballkani: kuota bie në 25.000

Qeveria gjermane miratoi propozimin për ta ulur kuotën vjetore...

Artikuj të ngjashëm